Vettingu për ditën e fundit, kreu i Sindikatës: Policët në dilemë për të dorëzuar formularët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pjesa më e madhe e punonjësve të policisë nuk i kanë dorëzuar 3 formularët e vettingut dhe po presin ditët e fundit të afatit që skadon më 5 maj. Kështu shprehet për Ora News kreu i Sindikatës së Policisë, ndërsa Ministria e Brendshme nuk ka shifra sesi po ecën ky proces.

Një numër u madh i efektivëve të policisë po presin afatin e fundit për dorëzimin e formularëve të vettingut në radhët e uniformave blu.

Nga kontaktet që mban Sindikata e Policisë me efektivët në terren, ka konstatuar se pjesa dërrmuese e punonjësve që ajo përfaqëson, nuk i kanë dorëzuar ende 3 formularët e vettingut.

Kryetari, Sadetin Fishta, tregon për Ora News vështirësitë që po kalon ky proces dhe dilemën e mijëra policëve, të cilët mesa duket e kanë lënë për ditën e fundit.

Fishta: Janë para dy alternativave, ose të bëjnë kërkesë që të lirohen ose ta plotësojnë në përputhje me ato kërkesa që ka ligji. Deri tani nuk është dorëzuar asnjë nga këto deklarata, formularë sepse problematika është shumë e gjerë.

Por nëse dokumentet që kërkohen nga deklarata e pasurisë nuk gjenden deri në 5 maj, ka ende kohë për t?i sjellë pranë zyrave përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-diten-e-fundit-kreu-i-sindikates-policet-ne-dileme-te-dorezuar-formularet