Ora News - Selami: Zhgënjim nga PD-ja, kishte vjedhje votash në kandidimin tim si kryetar

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari për kreun e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Eduard Selami thotë se i janë vjedhur votat në garën për kreun e PD-së.

Selami: Pse nuk ka ecur Shqipëria? Shkaktari kryesor është elita politike. Është marrja peng e institucioneve. Mos krijimi i institucioneve. Reforma në drejtësi mua më jep shpresë për ta vënë Shqipërinë aty ku duhet të konkurrojë dhe të ecë më shpejt, sepse deri atëherë dhe deri tani siç është tani, një shtet ligjor këtu është artificial, pra nuk është real.

Ti shkon në gjykatë dhe nuk merr dot vendim sepse aty ka njerëz që janë shumë të mirë në nivelin personal, por ka kaq shumë presion, kaq shumë influencë jashtë saj, saqë e bën të pabesueshëm. Po humbi besimi, gjithçka është e kompromentuar.

Zhgënjimi vjen dal nga dal për ngadalësinë e procesit dhe zhgënjim është edhe me partinë time që është edhe vlerë kombëtare. Mua më vjen keq që dua ta përdor këtë lloj audience për një problem të tillë, por ky është problem kombëtar.

Raportin tim me Partinë Demokratike nuk e shikoj në raportin e një anëtari të devotshëm, por e shikoj si një njeri me një ngarkesë historike dhe me një kontribut që sapo dhashë për të qenë kryetar i saj dhe me një zhgënjim të thellë.

Të kapur me zë dhe figurë, një bisedë e bërë edhe me kryetarin, zt.Basha, duke vjedhur kutitë e votimit dhe nuk u fol asnjëherë.

Unë i thashë zt.Basha se dua një sqarim për këtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/selami-zhgenjim-nga-pd-ja-kishte-vjedhje-votash-ne-kandidimin-tim-si-kryetar