Klosi paralajmëron bizneset - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjtë dhe dete duhet të kenë vendosur impiantet e pastrimit. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.Ministri Blendi Klosi theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme. Ai ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin.Pasi pa nga afër investimin e realizuar dhe procesin e filtrimit të ujit, ministri tha se vendosja e pajisjeve i jep zgjidhje ndotjes se lumenjve.