Report TV - Kush është Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes të Artan Cukut

2018-05-14 4

Bledar Jambelli, i dyshuar si porositës i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, është arrestuar 6 vite më parë si i përfshirë në tre vrasje. Ka qenë vetë Cuku i cili në cilësinë e drejtorit të Policisë së Vlorës, ka rihapur hetimet për dosjet e vjetra dhe çoi në pranga në dhjetor 2012, Bledar Jambellin atëherë 32-vjeç.

Historiku i krimeve ku ka qenë i përfshirë Bledar Jambelli ka nisur në Spanjë në vitin 2006 pas prishjes së pazareve të drogës.

Në atë kohë, Sokol Rama u dyshua si autor i vrasjes së Niko Delajt, xhaxhait të Amarildo Delajt, i vrarë në qershor 2012 në Vlorë, ndërsa Bledar Jambelli dyshohej bashkëpunëtor në krim. Rama u kap nga autoritetet spanjolle për vrasjen e dyfishtë, por për mungesë provash u la nën masën ?detyrim paraqitjeje?.

Dy muaj më vonë, nëntor 2006, u vra e ëma e Sokol Ramës për hakmarrje. Autorësinë e krimit e mori përsipër vëllai i Slejdi Zanajt. Daja i vëllezërve Zanaj u qëllua për vdekje në dhjetor të vitit 2006. Edvin Zanaj, i plagosur në këtë kohë, u ekzekutua një vit më vonë në Tiranë.

Në këto raste u dyshua se ekzekutori ishte Sokol Rama, por në skenë doli edhe 32-vjeçari Jambelli si i përfshirë. Jambelli u arrestua në dhjetor 2012 në Aeroportin e Rinasit në tentativë për t?u larguar jashtë shtetit. Dosja për zbardhjen e krimeve dhe arrestimin e autorit të dyshuar të dy vrasjeve, Bledar Jambelli, u kryesua nga ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku.

21 vite nga atentatet që krijuan hasmëritë në Spanjë sërish risjellin emrin e Bledar Jambellit i cili fitoi lirinë nga drejtësia dhe dyshohet se kontaktoi Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Pak ditë më parë krimet e rënda kën kërkuar nga policia dhe Interpol arrestimin e Jambellit çka do të sillte dhe zbardhjen e një zinxhiri vrasjesh të nisura në 1997 mes grupeve rivale rikthyer më pas në 2012 për të përfunduar në vrasjen e kryepolicit që hetoi grupet kriminale më 8 prill 2017.