Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar mungesën e qëllimshme të disa këshilltaëve të PS në bashkinë Skrapar, në mbledhjen ku do miratohej ndihma ekonomike.
Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahoi dhe deputeti i LSI Nasip Naço fajëson deputetin socialist Adnor Shahmeti pasi ka urdhëruar këshilltarët për bojkot, duke lënë 876 familje të paaftësisë dhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike pa të ardhura
Nesim Spahiu: 876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të ?këshillave? verbale të deputetit të Partisë Socialiste z.Adnor Shahmeti që u jep ?këshilltarëve? të subjektit të tij. Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojn
Nasip Naço: Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqi dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë. Ai duhet të heqi dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara RIlindjes prej vitesh në Skrapar.
Deklarimet e tij se do jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu bërë të qartë se KEMP-I dhe përkrahja sociale janë dhuratë e këtij deputeti delirant.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-bojkoti-i-keshilltareve-te-ps-ne-bashkine-skrapar-le-pa-ndihme-ekonomike-qindra-familje