Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një efektiv i policie është vetëvrarë mëngjesin e së martës me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në komisariatin e Fierit, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e çuan të ndërmerrte aktin ekstrem.Viktima është  Kastriot Fafaj 46 vjeçar nga fshati Seman, me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit. Policia bën me dije se Fafaj pasi kishte mbaruar turnin e ishte kthyer ne Drejtorinë e Policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka nxjerre armën e shërbimit dhe ka qëlluar veten.Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar krismën e armës dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin. Plaga e marre ka qene vdekjeprurëse dhe punonjësit e tjerë te policisë nuk kane mundur te bëjnë dot asgjë.Ne njoftimin e policisë thuhet se efektivi Kastriot Fafaj nuk kishte shfaqur probleme gjate kryerjes se detyrës. Ndërkohe mësohet se me pare ai ka punuar si inspektor i zonës se Semanit, aty edhe ku banonte