Cutillo: Italia, avokate e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo e quajti shume optimist rekomandimin e Komisionit Europian per nisjen e negociatave te anëtarësimit. Një rrugëtim që sipas tij, do të ketë mbështetjen e plotë të Italisë.?Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është shumë optimist. Është moment historik i rëndësishëm. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë. Shpresoj që gjithë vendeve anëtare të BE ta presim rekomandimin. Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm?Por reformat sipas diplomatit Italian, duhen shoqëruar me rezultate konkrete, sidomos në fushën e drejtësisë.?Të gjithë shqiptarët shpresojnë që drejtësia shqiptare të funksionojë. Ata që kryejnë krime të mëdha të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen?Cutillio shtoi se sipërmarrësit italiane janë shumë të interesuar për te investuar ne Shqipëri, por ata i tremben korrupsionit."Jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten.?Cutillio zhvilloi një takim me studentet e Universitetit te Gjirokastrës, me të cilët diskutoi mbi bashkëpunimin mes Italisë dhe universitetit me te madh ne jug te vendit.