Rikthimi në shërbim, policët në lirim: Xhafaj të dërgojë ligjin në Kuvend

2018-05-14 1

Punonjësit në lirim të policisë kërkojnë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të dërgojë në Kuvend një ligj të posaçëm që do të kthente në shërbim të gjithë ata që janë larguar në kundërshtim me ligjin. Sipas shoqatës së punonjësve të policisë në lirim 2013, ftesa e Xhafajt për t?u kthyer në polici mbetet propagandë deri në momentin që nuk kthehet në nismë ligjore.  



Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013 i kërkon ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të hartojë një ligj të posaçëm dhe ta dërgojë në Kuvend për miratim, me qëllim rikthimin në organizatën e Policisë të të gjithë punonjësve që u larguan në kundërshtim me ligjin.

Sipas Arian Hoxhës, kjo kërkesë vjen në një kohë kur ministri i Brendshëm, ftoi pjestarë nga ky kontigjent që të rikthehen në organizatë, çka për Hoxhën është propagandë, pasi ligji aktual i policisë nuk e lejon një gjë të tillë.

Arian Hoxha, shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013: Pa shfuqizuar këtë dispozitë të ligjit të Policisë së Shtetit nuk mund të kthehet vetëm me vullnet të ministrit të Brendshëm asnjë nga ish-[uinonjësit e policisë. Rikthimi i tyre është në kundërshtim të ligjit, pavarësisht se ne jemi të interesuar të rikthehemi. Ministri i Brendshëm duhet të marë nismën legjislative që të vendosë Parlamentin përpara votimit dhe shfuqizimit të kësaj dispozite dhe më pas të rikthehen në detyrë dhe t?i ushtrohen Vettingut si gjithë punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit.

Sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Policinë shqiptare, Hoxha thotë, se ai faktoi, se organizata është përfshirë në korrupsion, lidhje të forta politike dhe me krimin.

Arian Hoxha, shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është asgjë më pak apo më shumë, sesa një përmbledhëse e gjithë veprimtratrisë korruptive, të ndikuar politikisht dhe një pune joprofesionale por në shërbim të pushtetit politik dhe lidhjeve kriminale që kanë pasur disa drejtues të lartë të policisë me grupe të strukturuara kriminale.

Në vite largimet e ekspertëve nga radhët e organizatës së Policisë kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në punën e saj.

Ekspertët kanë ngritur zërin, pasi sipas tyre në organizatë duhet të realizohen reforma të bazuara në ligj, ndërkohë, duhet t?i jepet fund ndërhyrjeve të politikës, saherë ka rotacion politik.

Vetëm në dy vitet e fundit, rreth 800 efektivë të policisë janë larguar nga detyra, shumica e të cilëve po ndjekin çështjet në gjykata, ku buxhetit të shtetit i është krijuar një gropë financiare, prej afro 2 miliardë lekë.

Free Traffic Exchange