Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë vlerësoi arritjet e Shqipërisë, por tha se nisja e negociatave me BE do t'i ngjajë më tepër si një garë me pengesa sesa si autostradë. Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama u shpreh i vetëdishëm për sfidat që e presin vendin tonë, por që theksoi se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet hapjes së negociatave
Donald Tusk: Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, mund t'ju them nga përvoja ime politike e personale se ato janë ia vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi bisedime të ngjashme rreth 20 vite më parë e dinim se shumëçka duhet të ndryshonte në Poloni. Vendosmëria e plotë e klasës politike dhe mbështetja e njerëzve të zakonshëm e bëri realitet. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugëtim për në BE si atdheu im. Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga perandoria otomane nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është po kështu në interesin më të mirë europian që Shqipëria dhe i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë i integruar plotësisht në BE. Nuk do të ndodhë brenda natës, do të ketë shumë sfida e punë të madhe gjatë rrugës duke nisur me sigurimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe reformën ambicioze të drejtësisë. Ajo çfarë keni bërë dhe dua të jem shumë i qartë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Një tjetër sfidë do të jetë të binden të gjithë shtetet anëtarë të BE-së për të çelur negociatat. Jam i vetëdijshëm që ky proces do ti ngjajë më shumë një gare me pengesa sesa një autostrade, por nuk kam dyshim se integrimi i plotë mbete fati ynë i përbashkët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tusk-e-rama-para-gazetareve-celjen-e-negociatave