Report TV - Inceneratorët, Feruni: Do digjen mbetje, rrezik për shëndetin e qytetarëve

2018-05-14 0

Ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh për Report Tv se inceneratorët, një prej tyre i projektuar për t'u ndërtuar në Tiranë, do përdoren për djegien e mbetjeve, proces ky i cili sipas tij është i gjithi toksik dhe me pasoja të rrezikshme në shëndet.

Deklarata e Ferunit dhe përfaqësuesve të AKIP erdhi pas zjarrit të rëbnë dy ditë më parë te fabrika e riciklimit "Everest" në zonën e Kasharit.

Do kemi proces jashtëzakonisht toksik, pasi kanë një ndikim të rëndë në shëndet. Është e vërtetuar që grimcat tepër të imëta nuk kapen as nga filtrat. Ka dyshime të mëdha se do të kemi thjesht një djegie plehrash. Çështja e incenerimit përmes energjisë është falsitet. Kostoja e incenerimit është më e lartë se çdo lloj energjie në planet.

Lavdosh Feruni, përfaqësues i AKIP