Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "BOOM" iu rikthye mbrëmjen e sotme sërish rastit të familjes Sharka në Lushnje që falë punës së këtij emisioni dhe humanizmit të qytetarëve shqiptarë dhe sipërmarrjes sot ka një shtëpi të re.
Arsyeja fare e thjeshtë. Qeveria nuk mjaftohet me propagandën për punët e saj, por përvetëson dhe punët e tjetrit.
Pa pritur e pa kujtuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shfaq tek kjo familje për të dorëzuar çelësat e shtëpisë për të cilën nuk ka asnjë meritë.
Por të vërtetën rreth kësaj çështje më mirë se vetë kryefamiljari i familjes Sharka në Ballagat të Lushnjes nuk mund ta thotë asnjeri.
Besnik Sharka: Ata vunë ngjyrën blu, erdhi dhe i pa që po e lyenin me ngjyrë blu dhe tha atë ngjyrën hiqeni tutje, ikni dhe merrni ngjyrë lejla. Unë falenderoj Ilir Trebickën dhe emisionin "BOOM". Kam shkuar 5-6 herë tek bashkia Lushnja, i kam thënë hajde shiko. Ai fuste kokën përpara dhe ikte, Fatos Tushe. Kemi pas tre vjet me shtëpinë e rrënuar. Ti erdhe e para këtu. Kam vajtur disa herë tek bashkia poshtë, ata kamnë thënë ik pirdhu, dil përjashta. Falenderimi u shkon shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/propaganda-qeveritare-rremben-punen-e-boom-si-ndryshoi-shtepia-nga-blu-ne-lejla