Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimet statutore brenda Partisë Demokratike kanë shkaktuar debate në studion e "Tonight Ilva Tare".
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi e ftuar në "Tonight Ilva Tare" shpërtheu në akuza ndaj gazetarit Alfred Lela, duke deklaruar se "me siguri paguhesh nga Basha".
Pjesë nga debati:
Harxhi: Ju që keni marrë përsipër të bëni mbështetësin e zt.Basha, për të cilën me siguri paguheni për këtë.
Lela: Kam shkuar me fushatën e zt.Selami në Tropojë. Kam shkuar si gazetar për të parë, çfarë është kjo zhurma që bëni ju tek "Brryli", "Ali Demi" dhe në Bllok e kam parë që është 'p. me rigon".
Harxhi: Unë nuk mendoj për asnjë moment që zt.Basha është zgjedhja më e mirë. Berisha mund të ketë pasur një preferencë. Unë mendoj që zt.Berisha mendoi që të ruante partinë të mos përçahej. Mos pjesëmarrje e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/harxhi-perplaset-me-gazetarin-me-siguri-paguhesh-nga-basha