Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ujërat e zeza kanë mbuluar pjesë të plazhit të vjetër në Vlorë që edhe për këtë vit do të mbetet njolla e turpit për qytetin bregdetar. Përpunimi i ujravve të zeza mbetet sfida pa zgjidhje e bashkisë së Vlorës ku turizmi është prioritet dhe motor zhvillimi.
Plazhi i Vjetër do të jetë pika e turpshme e turizmit në Vlorë edhe për këtë vit.
Kjo është gjendja (shikoni videon) vetëm pak ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik.
Kanalizimet janë bllokuar dhe ujrat e zeza kanë vërshuar kudo duke kaluar çdo limit.
Ndotja vjen nga këto kabinat që shërbejnë si banesa sociale, ku edhe pse paguajnë banorët nuk marrin asnjë shërbim.
Plazhi i vjetër ka qenë një prej zonave më të frekuentuara nga qytetarët, por prej vitesh turistët këshillohen që ti qëndrojë larg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/njolla-e-turpit-ne-vlore-ujerat-e-zeza-mbulojne-zonen-e-plazhit-te-vjeter