Ora News - Bozdo: Statuti i ri parashikon më shumë se një formulë si rrëzohet me votë kryetari

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, njëkohësisht një nga anëtarët e grupit të punës për hartimin e draft statutit të partisë, i ftuar në studion e Ora News ka sqaruar detaje të rëndësishme nga ky dokument i rëndësishëm për PD.

Sipas Bozdos risia më e madhe e këtij statuti është pikërisht delegimi i vendimarrjes tek antarësia.

Bozdo: "Risia më e madhe që sjell ky statut, është një mekanizëm i cili propozohet per herë të parë në politikën shqiptare. Ky mekanizëm sjell konsultimin e gjerë dhe të plotë të antarësisë së PD për kandidaturat politike duke filluar me zgjedhjet vendore e më pas ky mekanizëm do të zbatohet në zgjedhjet e përgjithshme".

Bozdo shpjegoi edhe etapat në të cilat kalon ky mekanizëm dhe që në fund merr vulën nga forumet kolegjiale të partisë.

Lidhur me çeshtjen e debatuar të kufizimit të mandatit të kryetarit, Bozdo qartësoi se statuti i ri jep më shumë se një formulë sesi mund të rrëzohet me votë kryetari.

Bozdo: "Një nen për kufizimin e mandatit të kryetarit të PD në rrethana të caktuara nuk ka ekzistuar në këto 27 vite në PD. Megjithatë si propozim është marrë në shqyrtim dhe si çdo propozim i kaloi një debati të rëndësishëm brenda gjithë forumeve. U mendua që një nen i tillë te mos futet pasi e para perbën një standard etik dhe moral dhe duhet respektuar si i tillë. E dyta sepse statuti sanksionon zgjedhjen e kryetarit në formë plebishitare me parimin një anëtar një votë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bozdo-statuti-i-ri-parashikon-me-shume-se-nje-formule-si-rrezohet-me-vote-kryetari