Ora News - Xhafaj: Berati meriton çmimin e parë për sigurinë publike!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsultimet me qytetarët për sigurinë publike janë transferuar në Berat, ku kreu i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj, përveç të tjerave ka vlerësuar këtë qark për nivelin e ulët të kriminalitetit. Nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike, tha Xhafaj, ai i takon qarkut të Beratit.

Xhafaj: Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t'i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar. Rezultatet janë shumë pozitive dhe kontributi i parë i takon qytetarisë tuaj, i takon qytetarëve që banojnë në këtë qark, për kontributin që jepet që për qytetin dhe fshatrat tuaj të jenë sa më të sigurt. Ka një vlerësim pozitiv edhe për punën e organeve të policisë në Qarkun e Beratit

Per Ministrin e Brendshem, vleresimi u nje polici do te behet vetem referuar kritereve te vleresimit qe parashikon dhe procesi i vetingut dhe jo mosha apo eksperienca qe ata kane.

Xhafaj: Për ne nuk ka rëndësi se çfarë moshe kanë njerëzit e policisë. Natyrisht djemtë dhe vajzat që kanë hyrë në polici janë shumë më të arsimuar, si të gjithë ne dhe mua vetë. Brezat që vinë janë shumë më të arsimuar se brezi im por përtej këtij dallimi moshor ne duhet ti diferencojmë ose vlerësojmë mbi bazën e disa kritereve dhe standarteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-berati-meriton-cmimin-e-pare-sigurine-publike