I ftuar sot në Report TV në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo? Erion Veliaj e nisi interevistën e tij sa i takon marrëdhënies mes tij dhe Edi Ramës.
?Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.
Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeveirnë qendrore dhe që përqafohet edhe nhga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit".
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Nëse nuk iu rikandidon Rama?
Veliaj: S'besoj se do ta kemi këtë sfidë.
Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi...
Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t?ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.
Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë...
Veliaj: Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t?u vijë nga këto thashetheme.