Report TV - KLSH: Thethi dhe Liqeni i Shkodrës kërcënohen nga keqmenaxhimi

2018-05-14 0

Kontolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar së fundmi një auditim në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe ka dalë në përfundimin se shumica e perlave natyrore të kësaj pjese kanë mbetur jashtë vëmendjes, duke lejuar të abuzohet. Zona e Thethit, sipas KLSH, është lënë në mëshirë të fatit duke lejuar ndërtimin e bujtinave apo ndërhyrjeve të tjera pa asnjë lloj vlerësimi mjedisor. Administrata ka një nivel të kufizuar të dhënash të përgjithshme për zonën në përgjithësi, çka ndikon në menaxhim me eficencë të ulët dhe përfitueshmëri minimale nga aktiviteti i turizmit.

?Mbështetur në të dhënat e AdZM Shkodër, Parku Kombëtar i Thethit ka patur një numër të kufizuar të turistëve në krahasim me zonat e tjera të Alpeve, për arsye të mungesës së infrastrukturës optimale të turizmit. Nga banorët vendas janë ngritur bujtina të reja, si dhe shfrytëzohen bujtinat e vjetra tradicionale për pritjen e vizitorëve, por këto janë të kufizuara.

Këto aktivitete biznesi turistik në pjesën më të madhe nuk janë të licencuara dhe nuk kanë marrë leje mjedisore. Për këto veprimtari AdZM Shkodër, nuk disponon të dhëna të plota dhe mungon bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe institucionet tatimore, për të bërë të mundur gjetjen e rrugëve për krijimin e të ardhurave nga shfrytëzimi që bëhet nga persona fizik e juridik të peizazhit të monumenteve natyrore,të trashëgimisë natyrore e kulturore dhe vlerat historike të ZM? vlerëson KLSH.

Ky institucion nënvizon se ka një seri ndërtimesh pa leje për të cilat nuk është bërë asnjë vlerësim për dëmet që mund të kenë shkaktuar.