Sejko: Rritja ekonomike ne vend drejt zhvillimit pozitiv

2018-05-14 0

Rritja ekonomike në vendit është drejt zhvillimit pozitiv të qëndrueshëm. Në një takim me përfaqësues të FMN-së dhe BB në Uashington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se zbatimi politikës monetare stimuluese ka mbështetur rritjen e ekonomisë, të punësimit e pagave, si dhe të inflacionit.

Ruajtja e stabilitetit të çmimeve mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë. Sipas Sejkos, nxitja e kreditimit dhe vijimi me planin e masave për reduktimin e kredive me probleme, ka bërë që këto të fundit të ulen në vlerën 13.2 % në Dhjetor të vitit 2017.

Për Bankën e Shqipërisë, përdorimi i monedhës kombëtare, si dhe përmirësimi i efektivitetit të politikës monetare dhe ulja e rreziqeve për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale, kërkon një bashkëpunim më të ngushtë më institucionet e tjera në vend.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht politikën e ndjekur në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit.

Për të tërhequr investimet e huaja, përfaqësues të FMN theksuan se Shqipëria duhet të përfitojë nga trendi i rritjes ekonomike, stabiliteti financiar dhe sistemi i sigurt financiar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange