Report TV - Apeli në UEFA shtyn ndeshjen Skënderbeu-Kukësi

2018-05-14 0

Pas ndeshjen me Partizanin, për Skënderbeun java e ardhshme do të rezervojë një tjetër sfidë interesante, ku bëhet fjalë për përballjen me kampionët në fuqi të Kukësit, kësaj radhe në Korçë.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej ditën e premte, megjithatë pritet të ketë një ndryshim të programit, për shkak të përballjes me Komisionin e Apelit në UEFA.

Të enjten zyrtarët e klubit të Skënderbeut do të jenë në zyrat qendrore të UEFA-s në Zvicër përballë komisionit të Apelit, aty ku ky organizëm pritet të marrë një vendim rreth dënimit 10-vjeçar që qeveria europiane e futbollit i imponoi klubit shqiptar më 29 mars.

Disa nga lojtarët e Skënderbeut mund të kryejnë lidhje direkte nga qyteti i Korçës me anëtarët e komisionit të Apelit për t?iu përgjigjur pyetjeve që mund t?iu parashtrohen.

Duke parë që klubi bardhekuq një ditë përpara ndeshjes do ketë këtë impenjim shumë të rëndësishëm, ekziston mundësia që Federata Shqiptare e Futbollit, në dakordësi edhe me Kukësin, ta spostojë këtë supersfidë për ditën e hënë.
Nuk pritet ndonjë ndryshim nga vendimi i parë, ku Skënderbeu u dënua 10 vjet në kupat e Evropës dhe me 1 milion euro gjobë. Beteja e vërtet ligjore për Skënderbeun nis në CAS, aty ku drejtuesit e klubit korçar do të kërkojnë pafajësinë.

Free Traffic Exchange