Vendimi i Belgjikës për negociatat në qershor, Michel: Shpresoj në ndershmërinë e vendit tim

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Belgjika ende nuk ka një vendim zyrtar nëse në qershor do të votojë pro hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kryeministri, Charles Michel, i cili vizitoi vendin tonë, tha se në këto muaj do të vërehet progresi i Shqipërisë dhe kjo çështje do të diskutohet në institucionet belge, ndërsa premtoi se do jepet mesazh pro Shqipërisë në institucionet e BE.

Charles Michel: Ne vlerësojmë pëërpjekjet që janë ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në fushën e sundimit të së drejtës, reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për tu zhvilluar. Para disa ditësh u dha një rekomandim i rëndësishëm i BE që hap mundësinë pa kushte drejt procesit të anëtarësimit dhe në javët e ardhshme do ketë diskutime politike shumë të rëndësishme të nivelit të lartë në gjirin e BE ndërmjet shefave të shteteve dhe qeverive në një Samit në Sofje, do të jetë rasti për të shkëmbyer lidhur me ardhmen e BE dhe rajonit. Do të merret një vendim në muajin qershor që do të jetë shumë i rëndësishëm. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë me Kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do të merret në muajin qershor.

Nuk mund të them tani vendim zyrtar por Belgjika do të shprehet në muajin qershor megjithatë me shumë qartësi dhe vendosmëri them se ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë. Gjithashtu mundësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal perspektivash optimiste dhe të marrim parasysh përgjegjësitë në zbatimin e reformave .Jam i bindur për ndershmërinë e vendit tim për të marrë parasysh përpjekjet që janë bërë dhe për të vënë në dukje gjithçka është e mundur që të kemi rezultate të prekshme nga qytetarët e vendit tuaj që ky afrim të mos jetë një afrim fasade por të shprehet në mundësinë për të konsoliduar lidhjet në fusha të ndryshme politike, diplomatike, në fushën e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, tregtinë etj.

Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S?mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE. Do të jap rreth tryezës së BE në muajin qershor një mesazh pro vullnetit dhe përpjekjeve tuaja. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.

Kryeministri, Edi Rama, tha se hapja e negociatave do të shenonte një kapitull të ri për vendin tonë, ndërsa sipas tij reformat nuk bëhen për Brukselin por për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeministri-belg-viziton-shqiperine-dhe-serbin