Rudina - Mira Kazhani, rrëfen për jetën profesionale dhe private! (23 prill 2018)

2018-05-14 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Mira Kazhani është një emër i njohur në botën e gazetarisë. Fillimet e saj i ka patur në gazetarinë e shkruar, për të kaluar më pas në eksperienca televizive, si folëse apo edhe moderatore.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan, ku foli për rrugëtimin e saj në gazetari dhe rrogën e parë.

?Kur kam ardhur në Tiranë në fillim më duhej të punoja dhe mendova të shfrytëzoj një gjë që e kisha talent dhe ëndërr, gazetarinë. Unë gjatë orëve të hartimit bëja hartimet e shokëve dhe shoqeve. Kam lexuar shumë libra dhe aty ëndrra ime ka marrë kuptim. Aftësitë i kisha, pata dhe pak fat që takova rastësisht Aleksandër Çipën dhe fillova. Rroga ime e parë ka qenë 100 mijë lekë të vjetra. Po në 2002 ishin shumë, por kjo zgjati vetëm 3 muaj, sepse unë isha shumë punëtore dhe kryeredaktori vuri re një lloj dedikimi ndaj punës?, tha Kazhani.