Ora News - Atentati me eksploziv në Fier, dëshmon 38 vjeçari

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ervin Memo, 38 vjeçari i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit të së shtunës në Fier në dëshminë e dhënë para hetuesve ka theksuar se ai nuk ka konflikte të tjera veç proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë për probleme pronësie.

Por në dëshminë e dhënë, ai nuk ka pranuar që të akuzojë një person konkret. Kjo, pasi sipas tij konfliktet nuk kishin qenë aq të ashpra se të dyshonte se dikush mund ta vriste.
Në lidhje me ngjarjen, 38 vjeçari është shprehur se shpërthimi ka ndodhur menjëherë sapo ka ndezur automjetin e tij. Në pak sekonda, mjeti është copetuar si pasojë e shpërthimit.

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndersa Benzin me targa AA 270 IV e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Megjithatë për të dhënë dëshminë e tyre janë shoqëruar të gjithë personat me të cilët Memo kishte probleme pronësie. Teksa përfaqësuesit e akuzës kanë ngritur dhe pista të tjera të hetimit.

Nga ana tjetër, ekspertët e kriminalistikës po punojnë për të verifikuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar momentin kur është vendosur lënda shpërthyese në automjet.
Familja e 38-vjecarit ka trashëguar troje në qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/atentati-me-eksploziv-ne-fier-deshmon-38-vjecari