Report TV - Djegia e fabrikës në Kashar, hetohet edhe për pistë të qëllimshme

2018-05-14 0

Edhe pse vatra kryesore u shua mbrëmë, sot vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Dy zjarrfikëse vijojnë punën që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu.

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.

Punonjësit e sigurisë deklaruan dje se zjarri nisi nga mesi i fabrikës. Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen.

Nuk dëshiroj që të flas, ia lë në dorë hetimeve, nuk kam se çfarë të them

Vullnet Haka, pronari i fabrikës ?Everest? që u dogj

Free Traffic Exchange