Vendimi i Belgjikës për negociatat në qershor, Michel: Shpresoj në ndershmërinë e vendit tim

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri belg, Charles Michel, nuk bëri me dije qëndrimin e vendit të tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, pasi tha se për këtë do të shprehet në qershor.

Megjithatë në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama, Michel shprehu bindjen në ndershmërinë e vendit të tij për të njohur të gjitha përpjekjet që ka bërë Shqipëria në këtë proces.

Charles Michel: Ne vlerësojmë pëërpjekjet që janë ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në fushën e sundimit të së drejtës, reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për tu zhvilluar. Para disa ditësh u dha një rekomandim i rëndësishëm i BE që hap mundësinë pa kushte drejt procesit të anëtarësimit dhe në javët e ardhshme do ketë diskutime politike shumë të rëndësishme të nivelit të lartë në gjirin e BE ndërmjet shefave të shteteve dhe qeverive në një Samit në Sofje, do të jetë rasti për të shkëmbyer lidhur me ardhmen e BE dhe rajonit.Do të merret një vedim në muajin qershor që do të jetë shumë i rëndësiëshëm. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë me Kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do të merret në muajin qershor.

Nuk mund të them tani vendim zyrtar por Belgjika do të shprehet në muajin qershor megjithatë me shumë qartësi dhe vendosmëri them se ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë. Gjithashtu mundësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal perspektivash optimiste dhe të marrim parasysh përgjegjësitë në zbatimin e reformave.Jam i bindur për ndershmërinë e vendit tim për të marrë parasysh përpjekjet që janë bërë dhe për të vënë në dukje gjithçka është e mundur që të kemi rezultate të prekshme nga qytetarët e vendit tuaj që ky afrim të mos jetë një afrim fasade por të shprehet në mundësinë për të konsoliduar lidhjet në fusha të ndryshme politike, diplomatike, në fushën e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, tregtinë etj.

Nga ana e tij Rama teksa vlerësoi të gjithë mbështetjen e Belgjikës në këtë proces, ripërsëriti se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeministri-belg-viziton-shqiperine-dhe-serbin

Free Traffic Exchange