Ora News - Regjistrohet në Shqipëri fëmija i parë nga Afrika

2018-05-14 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Regjistrohet ligjërisht fëmija i parë me dy prindërit afrikano-jugor i ardhur në jetë në Shqipëri. Prindërit nuk kanë një pasaportë shqiptare ndërsa e vogla vetëm një muajshe nuk kishte asnjë dokumente identiteti për të udhëtuar jashtë Shqipërisë. Përpjekjet u finalizuan me sukses pas ndërhyjes së konsullatës së nderit të Afrikës.

Lisa Erasmus do të festojë muajin e parë të ardhjes në jetë, por do të regjistrohet ligjërisht edhe si fëmijë i parë afrikan jugor i lindur në Shqipëri. Ky ka qenë një muaj jo shumë i qetë për Carel dhe Alecia, pas emocioneve që u bënë për herë të parë prindër, ata nuk mund të regjistronin fëmijën e tyre në gjendjen civile.

Nuk kanë as pasaporta shqiptare dhe nuk mund të udhëtonin për në Afrikën e Jugut sepse Lisa e vogël nuk ka asnjë dokument identitetit. Zgjidhjen e gjeten në konsullatën e Afrikës së Jugut, ku pas përpjkejeve të konsullit Zenel Hoxha, familja Erasmus plotësuan dokumentacionin e nevojshëm që do ti dërgohet selisë dilpmatie në shtetin e tyre.

Alecia Joha Erasmus, Shtetase Afrikano-jugore: Jemi shumë të lumtur. Për një mama ka shumë stres për ketë periudhë, por kjo që na ndodhi tani ishte e mirë, pra të mos kemi një stres tjetër. Na duhet çertifikata e lindjes për të shkuar në Afrikë dhe për të vazhduar procedurat atje. Por ne nuk mund të kthemi me bebin dhe nuk mund të largohemi nga Shqipëria në Itali në ambasadë sepse nuk kemi viza.

Carel dhe Alecia jetojnë prej dy vitesh në Shqipëri dhe janë misionare të një kishe në Durrës.

Carel Erasmus, Shtetas Afrikano-jugor: Punojmë në një kishë në Durrës, ndihmojmë njerëzit të njohin më tepër zotin dhe të ndihen mirënjohës ndaj tij. Ne ndihemi mirë në Shqipëri dhe kur na vizitojnë miqtë për disa ditë dhe na pyesin si gjendemi, u themi: Ne ikëm nga shtëpia, por u kthyem në shtëpi. Ne ndihemi si në shtëpinë tonë, lindën fëmijën këtu dhe donim të kishtë pasaportë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/regjistrohet-ne-shqiperi-femija-i-pare-nga-afrika