Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Do të shpallet më 25 prill vendimi për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj e cila sot pati seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi deklaratat e pasurisë dhe u shpreh se nuk justifikohet pasuria.
Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa. E pranishme në seancë është vetë gjyqtarja e shoqëruar edhe nga avokatja mbrojtëse.
Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi është shprehur se nga hetimi administrativ që KPK ka zhvilluar rezulton se gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka mospërputhje të deklarimeve.
"Ka mungese të ardhurave të ligjshme në vlerën 4 milionë lekë. Përsa i përket pasurisë në Gjirin e Lalëzit, subjekti ka përfituar më shumë truall sa i takon", është shprehur Bekteshi.
Në lidhje me kriterin profesional, relatorja thotë se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-seanca-degjimore-ne-siten-e-vettingut-gjyqtarja-altina-xhoxhaj