Ora News - Rreziku nga toksimi, ambientalisti: Të izolohet fabrika e djegur

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambientalistët shprehin shqetësimin se djegia e fabrikës së riciklimit prodhoi ndotjen më të madhe të Tiranës, por çlirimi i lëndëve toksike është kërcënim për shëndetin e popullatës. Eksperti i çështjeve mjedisore Lavdosh Feruni thotë se institucionet duhet të marrin masa dhe të bllokojnë shitjen e fruta perimeve në atë zonë, pasi ato janë toksikuar.

Lëndët toksike masive të lëshuara në ajër nga djegia e një fabrike riciklimi është një rrezik për banorët e zonës, fermerët dhe tregtarët.

Ambientalistët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtëtërore të ndërgjegjësojnë qytetarët, të flasin për përmasat e ndotjes dhe të bllokojnë tregtimin e perimeve të zonës, pasi ato janë toksikuara.

Lavdosh Feruni: Duhet të bëhen analizat e tokës dhe të ujërave aty me shpejtësi dhe nëse ka dëme duhet të ndërhyhet, të pezullohet shitja e tyre në qytet.Kjo mund të ketë efekte serioze jo vetëm për ata banorë por edhe për popullsinë që konsumon këto ushqime çdo ditë.

Për njohësit e çështjeve mjedisore Tirana provoi ndotjen më të madhe të saj vitet e fundit, ndaj dhe është i nevojshmë izolim i menjëhershëm, pasi lëndët toksike të djegura mund të mbërrijnë në ujrat nëntokësorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreziku-nga-toksimi-ambientalisti-te-izolohet-fabrika-e-djegur

Free Traffic Exchange