Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurine

2018-05-14 8

Altina Xhoxhaj gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese duket se do të jetë ?viktima? e radhës e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me të ku ka argumentuar se Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë. Sipas hetimit të thelluar nga KPK gjyqtarja kushtetuese nuk justifikon një sipërfaqe trualli në Gjirin e Lalzit. Në këtë zonë Xhoxhaj ka një apartament me truall 221 metra katrore dhe nuk justifikon 100 metra katrore të truallit. Një apartament në Tiranë 101 metra katrorë, për të cilin Xhoxhaj thotë se e ka blerë bashkëjetuesi i saj dhe ka futur edhe atë në pronësi, nuk justifikohet as pagesat e bashkëjetuesit të gjyqtares.

Po ashtu bashkëjetuesi mban shumë para kesh jashtë sistemit bankar. Një tjetër shkelje që ka gjetur komisioni është çështja gjyqësore e vitit 2001.

Babai i Altina Xhoxhaj ka qenë në trupën e Gjykatës se Apelit që ka shqyrtuar një çështje, ndërsa ajo vetë ka qenë relatore e kësaj dosje në Kushtetuese.

Sa i përket aftësive profesionale Xhoxhaj ka patur probleme me disa vendime të cilat i ka dhanë jashtë aftave kohore.

Gjithashtu nuk justifikohen edhe disa dalje jashtë vendit, këto të konfirmuara nga sistemi TIMS.

Vendimit për Altina Xhoxhajn do të merret në datën 25 Prill në orën 11. Deri tani KPK ka nxjerrë jashtë sistemit Fatos Lulon, gjykatës i Kushtetues, Besim Trezhnjeven, gjyqtar i gjykatës së Apelit Durrës dhe prokuroren e Shkodres, Besa Nikëhasani. Arsye është e njëjtë për të gjithë: Nuk justifikojnë pasurinë e tyre.