Report TV - Denoncimi, PD: Persona të armatosur kërcënuan me armë në kokë zyrtarin e PD

2018-05-14 0

TIRANE- Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj denoncon se persona të armatosur kanë kërcënuar me armë në kokë kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Sipas tij, teksa po udhëtonte në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t?i identifikojë.

Alibeaj thotë se Florian Xhutit i kanë vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverinë. Për partinë Demokratike kërcënimi po bëhet për t?i mbyllur gojën opozitës, pasi ka denoncuar kanabisin.

Jam këtu për të denoncuar një ngjarje të rëndë kriminale!

Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi Floriani po kthehej nga një takim me strukturat e partisë në Tepelenë.

Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t?i identifikojë.

Free Traffic Exchange