DIVJAKE-Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident paraditen e sotme. Mihal Nushi 64 vjeç u përplas nga një makinë. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa është ndaluar shoferi i makinës tip ?Golf? Pjerino Jaupllari 23 vjeç. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa po merr në pyetje edhe shoferin e makinës.