Dita e Tokës, Klosi në Kepin e Rodonit: Tolerim zero për ata që ndotin mjedisin

2018-05-14 0

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Kepin e Rodonit, ku u angazhua i gjithë institucioni i ministrisë, punonjësit së bashku me familjarët e tyre dhe të rinjtë aktivistë të Ecovolis në pastrimin e kësaj zonë.

Gjatë një deklarate për shtyp ministri Klosi tha se, rreth 500 punonjës të ministrisë u mblodhën për të pastruar një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, por fatkeqësisht edhe të ndotura.

E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në Ditën e Tokës, punonjësit së bashku me familjarët e tyre dhe të rinjtë aktivistë të Ecovolis kaluan nëpër një terren të vështirë për të pastruar një nga zonat më të ndotura në Kepin e Rodonit. Në krye të tyre, ministri Klosi.

Situata në Kepin e Rodonit është pasqyrim i krimit mjedisor të zhvilluar nëpër lumenj që më pas derdhen det dhe kjo është një situatë e papranueshme në kuadër të sezonit turistik- tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Klosi paralajmëroi se toleranca ndaj të gjithë atyre që kryejnë krim mjedisor dhe nuk zbatojnë lejet dhe kriteret mjedisore do të jetë zero. Jo vetëm inspektoriati por të gjitha institucionet ligjzbatuese, pas datës 22 prill do të jenë më aktive dhe të rrepta.

Në përfundim të Javës të Tokës ministri Klosi vlerësoi rezultatin e punës falë përfshirjes të të gjitha institucioneve, lokale dhe qendrore,prefektëve, nxënësve dhe aktivistëve vullnetarë. Ministri Klosi theksoi gjithashtu se edukimi mjedisor është një nga pikat më të forta të operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?