Në kalanë e Kaninës, ku 567 vjet më parë Heroi ynë Kombëtar mori nuse Donikën, është risjellë dasma e Gjergj Kastriotit. Aty ku Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianiti, është improvizuar sërish dasma duke u përpjekur të jenë 100 % në përputhje me dasmën e vitit 1451.
Idesë së deputetit, Fate Velaj, iu bashkuan qindra pjesëmarrës nga trojet shqiptare dhe të ftuar nga Arbëreshët e Italisë, përfshirë dhe Loris Castriota Scanderbeg, trashëgimtar i familjes së heroit tonë kombëtar, i cili e ka nisur përshëndetjen e tij në shqip:
Unë jam shqiptar, dua të falenderoj Fate Velaj për këtë moment emocionues. Po te mos kishte ndodhur kjo martesë, unë nuk do te kisha ardhur këtu, sepse është mundësia më e mirë për të bashkuar gjakun e përbashkët, atë shqiptar dhe arbëresh. Kemi qenë të ndarë nga historia dhe pikërisht, kjo histori na ka detyruar të jetojmë në vende të ndryshme. Është rasti që ta bëjmë të njohur në të gjithë botën historinë mahnitëse të Shqipërisë.
Loris Castriota Scanderbeg