Report TV - Dita e Tokës, Kukës, aksion për pastrimin e liqenit te Fierzës

2018-05-14 2

Edhe pse nuk futet në ato qytete me nivel të lartë ndotjeje problematika mjedisore në Kukës është shqetësuese. Akumulimi më i madh i mbetjeve bëhet nga liqeni i Fierzës. Në pikun e kuotës së tij, sipërfaqja dhe brigjet janë të mbushura plot me mbetje plastike e spitalore.

Për pastrimin e liqenit u ndërmorë një aksion në ditën ndërkombëtare të tokës që sipas Abdulla Domit, koordinator i përgjithshëm i prefekturës Kukës, nuk mund të zgjidhë përfundimisht problemin e ndotjes së vazhdueshme të liqenit. Domi, thotë:

Duhet një vëmendje më e madhe nga ministria e linjës dhe institucionet përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për ndotjen e liqenit të Fierzës.

Abdulla Domi, koordinator i përgjithshëm i prefekturës
Për pastrimin e brigjeve të liqenit janë angazhuar punonjës të Prefekturës ,institucioneve shtetërore e shoqata mjedisore si dhe dy motor barka të HEC-it të Fierzës me 15 forca.