Report Tv - Nisi sot Panairi i Kafshëve Shtëpiake në ambientet e Kopshtit Zoologjik

2018-05-14 1

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Green Line Albania rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake ?PET FAIR?. Panairi i Kafshëve Shtëpiake nis sot në ambientet e Kopshtit Zoologjik dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur.

Gjithashtu ky aktivitet synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura dhe ai do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqenies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në ?Pet Fair - Panairin e Kafshëve Shtëpiake?, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, si demostrime me qenushë të stërvitur, ndërsa rreth mesditës do të nisin edhe tre konkurset ku një juri e pavarur do të bëjë vlerësimin dhe shpalljen e çmimeve fituese për secilën kategori:

a) "Qeni më i Zgjuar" do të përzgjidhet ai qenush i cili tregon zgjuarsi, besnikëri dhe ju bindet komandave.

b) ?Qeni më i Bukur? do të përzgjidhet ai qenush që ka gradë Pedigree më të lartë.

c) ?Veshja më Trendy? do të përzgjidhet veshja e stiluar nga vetë ju për qenushin tuaj. Natyrisht që për secilin çmim do të ketë dhe një vlerë monetare të cilat variaojnë deri në 100 euro.

Free Traffic Exchange