TIRANË-Një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar është djegur nga zjarri paraditen e sotme. Fabrika që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Zjarri nisi në orën 09:00 në magazinën e fabrikës ?Everest?, ndërsa sistemi i alarmit nuk ishte në funksion. Fabrika ishte përfshirë nga flakët edhe dy herë të tjera, vitin e kaluar dhe para pak muajsh dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit. Pas tre orësh orësh luftë me flakët, rreth orës 13:00 zjarri u vendos në kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë.