Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi supe mban 80 vite jetë, nga të cilat 28 i ka të ndërthurura mes tokës Shqiptare dhe vendlindjes së saj, Italisë.
Misionarja Tereza Alfano, një grua me trupin e vogël, por zemrën e madhe do të ishte rrezja e shpresës për qindra familje të varfëra të zonës periferike të Shkodres së viteve të para të demokracisë.
Jeta e saj do të merrte një rrjedhë tjetër në vitin 1990, pas nja takimi në Romë me Nënë Terezën, ku ajo e fton të udhëtojë drejt tokës së saj, Shqipërisë për të ndihmuar të varfërit. Fjalët e shenjtes shqiptare e preken pa fund murgeshën Alfano, e cila prej asaj dite nuk u shkëput më me vendin e shqiponjave.
Teresa Alfano, murgeshe: Nënë Tereza më mori duart mi shtërngoj dhe më tha: Bija ime në Shqipëri, Zoti ka uri. Unë nuk e kuptova sepse fliste Anglisht, por ndjeva një dridhje elektrike nga gishtat e këmbës tek koka. Sekretarja më tha, e kuptove çfarë të tha. I thashë e ndjeva por se kuptova. Takimi ishte i vecantë, u lutëm në kishë bashkë. Kemi qëndruar 4 orë, por jo vetëm duke folur, por edhe lutur e qëndruar në heshtje. Pak ditë më vonë nga ai takim erdha për herë të parë në Shqipëri.
Urinë që Nënë Tereza ja kishte përshkruar me fjalë për popullin Shqiptar, Alfano tregon se e gjeti të materializuar në një vend që ndonëse jo larg tokës së saj, nuk e kishte ditur se realisht egziston në atë formë.
Teresa Alfano, murgeshe: Gjeta uri buke dhe uri për Zotin. Shumë uri për Zotin. Kujtoj edhe ditët e para, kur në shtëpinë e doktoreshe Belinovës, vinin profesor që donin tu flisja për trininë e shenjtë. Djem, vajza të rinj që vinin pasi dilnin nga shkolla dhe vendoseshim aty ku ndodhi ngjarja fatkeqe e 2 prillit. Shtriheshim për tokë dhe dëgjonin me kureshtje ndërsa flisja për Zotin. Pra gjeta këtë uri të dyfishtë.
Është pikërisht si e gjeta Shqipërinë. Kjo më bëri të dashurohem me këtë vend, pasi ndjeja se duhet të bëja dicka për këtë vend. Kisha gjetur atë që Nene Tereza me kishte thënë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/murgesha-italiane-rrefen-lidhjen-me-shqiperine-pas-takimit-me-nene-terezen