http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa orësh beteje me flaket, forcat zjarrfikëse te ndihmuara edhe nga ushtria vunë nen kontroll zjarrin e fuqishëm qe përfshiu fabrikën e riciklimit te mbetjeve ne Kashar.
Me shume se dhjete makina zjarrfikëse nga Tirana,Vora dhe Durrësi, si dhe bote te ujësjellësit u angazhuan ne operacionin e vështirë për shuarjen e flakëve. Zjarri ishte i përmasave te mëdha dhe shume i fuqishëm për shkak se magazinat kishin materiale plastike. Ne fabrike u dëgjuan here pas here edhe shpërthime ne vogla.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës Shkelqim Goxhaj tha se vetëm pas hetimit do te mësohet se ne ç?nivel ishin masat e marra ne këtë fabrike.
Përfaqësues te kompanisë u shprehen jashtë kamerës se zjarrfikëset mbërritën me vonese. Por krerë te këtij shërbimi thane se ne fabrike nuk funksionoi sistemi i alarmit. Pas marrjes se informacionit menjëherë ne vendngjarje u nisen makinat e para zjarrfikëse.
Punonjësit e fabrikës nuk e fshehën tronditjen. Vendet e tyre te punës u janë shkrumbuar me shpejtësi para syve dhe nuk dine se çdo te bëjnë ne ditët ne vijim.
Nga zjarri i rene nuk pati te lënduar ne njerëz pasi e diela ishte dite pushimi. Por qarkullimi i makinave ne këtë zonë u bllokua për disa ore për shkak te rrezikshmërisë.
Edhe një vit me pare , kompania ?Everest? është përfshirë nga zjarri po jo ne këto përmasa. Madje ajo është gjobitur për mungese te masave kundra zjarrit.