http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia Tiranë ka mbyllur fushatën e gjelbërimit në Tiranë, duke arritur rekordin e 120 mijë pemëve të reja të mbjella. Në ditën ndërkombëtare të Tokës, pas aksionit për mbjelljen e mbi 1100 pemëve të reja në Liqenin e Farkës, së bashku me anëtarë të Këshillit të Qarkut dhe institucioneve të tjera, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se u mbyll një nisme që u dhuroi energji të gjithëve.
?Jam shumë i lumtur që finalizojmë një fushatë fantastike për Tiranën, që na dha energji të gjithëve. Si një familje e madhe u ngritëm për një nevojë që kishte qyteti. Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk punojmë të gjithë për qytetin. Kjo fushatë ka qenë një magji e bashkëpunimit. Sot kemi filluar një traditë, e cila duhet të ruhet nga të gjithë si një mënyrë për të thënë se secili ka mision për të lënë shenjë në qytetin tonë?.
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur, ndaj ftoi qytetarët që të bëhen bashkë në projekte te tilla.
?Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli. Kur harxhojmë kohë duke penguar njëri-tjetrin, duke vënë stërkëmbësha, humbasim kohë. Në Tiranë s?kemi kohë për të humbur?.
Zona e Farkës, e cila para ndërhyrjes, ishte e mbuluar nga plehrat, tashmë është shndërruar në një tjetër hapësirë të gjelbër të kryeqytetit.
?Kur administrata e re filloi punën, kjo zonë ishte si një landfill i madh, i mbushur me lloj-lloj papastërtish që vinin nga komuna përreth. Sot, jo vetëm është pastruar, por po krijojmë parkun e dytë të madh të Tiranës. Po bëjmë infrastrukturën e përshtatur për vende parkimi, për pika të vogla shërbimesh dhe besoj që brenda jetës tonë aktive, ky park do të konkurrojë fuqishëm me parkun e liqenit të Tiranës?.
Aksionit disamujor për mbjelljen e pemëve iu bashkuan shumë qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, biznese private, por edhe institucione shtetërore.