Gjykata e Tiranës lë në burg Kastriot Gjuzin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Penale e Tiranës la në burg Kastriot Gjuzin i dyshuari kryesor për vrasjen e Mario Majollarit.



Para trupit gjykues Gjuzi nuk pranoi vrasjen ndërsa tha se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur u vra Majollari, pasi 50 metra më larg ka shtëpinë e vjehrrës. Por deklarimi i tij nuk shërbeu ndërsa gjyqtarja Vjollca Spahiu e la në burg.



Edhe avokati Ilir Murati deklaroi se prokuroria e bazon akuzën vetëm te një çështje e vjetër, por sipas tij nuk ka prova se ka qenë Gjuzi ai që ka vrarë Majollarin.



?Nuk ka prova që Gjuzi është autor, është thjeshtë ekzistenca e një ngjarje të mëparshme dhe policia dyshon. Kushdo quhet i pafajshëm derisa të provohet. Pse u largua? U dorëzua vetë, nuk u ndalua. Ardhmja e policia në banesë ishte e dhunshme, ka pasur një panik që shpjegonte atë arsye dhe është larguar. Kur pa atë që flitet në media vendosi që të vinte vetë. Nuk ka asnjë provë që e lidh autorin me vrasjen. Gjuzi ka deklaruar se në atë lagje ka vjehrrën, prandaj shkonte?.



Prokuroria dyshon se Gjuzi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin për tu hakmarrë për vëllain e tij të vrarë në vitin 2000 nga babai i Marios Avni Majollari. Për këtë ngjarje Avni Majollari u arrestua 14 vite pas krimit dhe vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Fushë Krujës. Mario Majollari kishte kërkuar azil në Suedi por autoritetet ligjzbatuese atje nuk e kishin pranuar me motivacionin se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.