FIER-Report Tv mori dëshminë e njërit nga personat që ishte i pranishëm në momentin që shpërtheu me eksploziv makina e Ervin Memos. Ai tregon se policia dhe ambulanca u vonuan, ndërsa Memo nuk njihej për njeri problematik.
Isha në ballkon, dëgjova shpërthimin, ishte i madh, ishte fati i tij, është djalë shumë i mirë, ishte në punën e tij, punonte në frutikulturë. Nuk është familje problematike. Pronë të trashëguar nuk kanë, janë familje e ardhur. Ka punuar në Greqi ka investuar në frutikulturë. Nuk di gjë se përse ka ndodhur, janë gjëra të mbuluara. Shyqyr që shpëtoi, erdha në momentin dhe po bërtiste, policia dhe ambulanca erdhën pak me vonesë. Pamë qe po bërtiste doli nga makina dhe po ulëriste.
Dëshmitari në Fier