Report TV - Fabrika e riciklimit të mbetjeve në Kashar përfshihet nga flakët

2018-05-14 4

Një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri vijon prej orës 10:00 në magazinën e fabrikës ?Everest?, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla brenda godinës.

Në vendngjarje janë policia, 10 zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi dhe forcat e Ushtrisë duke punuar për fikjen e zjarrit. Nuk është vlerësuar një ndërhyrje nga ajri, pasi mund të rrezikohet helikopteri.

Shumë pranë ndodhet edhe një tjetër godinë e biznesit, ajo e duraluminit, e cila rrezikon që të përfshihet nga flakët, por për momentin nuk ka rrezik. Në momentin e zjarrit brenda në fabrikë ka pasur punëtorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin.