Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Gonxhaj deklaron se zjarri i rënë në fabrikën e riciklimit në zonën e Kasharit po shkon drejt izolimit.
Gonxhaj: Kemi punuar gjatë gjithë kohe pa ndërprerje dhe bëmë të mundur që vatra e zjarrit të izolohet në subjektin ku u shfaq. Mendoj se shumë shpejt, do ta izolojmë zjarrin. Është i gjithë efektivi i shërbimeve zjarrfikëse të Tiranës me përjashtim të dy automjeteve me 10 forca që ne i mbajmë për raste emergjence në qytet, sepse nuk mund të rrezikojmë jetët e qytetarëve.
Rreziku ka kaluar, tani jemi drejt izolimit të flakëve dhe të mundohemi sa më shpejt që të ulim edhe tymin. Dihet që retë e zeza të tymit nuk janë të mira për çdo qytet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreu-i-zjarrfikesve-zjarri-ne-fabriken-e-riciklimit-drejt-izolimit