LUSHNJE-Një person ka humbur jetën nga një aksident në orët e para të ditës së sotme. Në fshatin Grabian në vendin e quajtur "Tre Urat", mjeti tip ?Ford? me drejtues Besnik Shurdhaqin është përplasur me një mjet tip motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.