Deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj, thumbon kritikët e Lulzim Bashës në PD duke iu kujtuar se dikur ata kontrollonin partinë, ndërsa sot, sipas tij, vendimmarrja i takon forumeve drejtuese. Një ditë pas miratimit të statutit të ri nga Këshilli Kombëtar, Gurakuqi tha PD është në një proces thelbësor demokratizimi.
Dikur kritikët kanë kontrolluar segmente të caktuara të territorit politik të forcës politike, sot aktualisht i gjithë procesi i përzgjdhjes nga baza, grupseksioni e deri në strukturat më të larta, organizohen nga procesi i përzgjedhjes. Pra, nuk janë produkt i vendimmarrjes individuale, por të shqyrtimit të imtësishëm të instucioneve të brendshme. Para të se të jetë kritik, të bazohet në dokumentacion, në shqyrtimin e fakteve.
Romeo Gurakuqi, deputet i PD
Sa i takon akuzave të Jozefina Topallit për Lulzim Bashën dhe statutin e ri të Partisë Demokratike, Gurakuqi tha se ato nuk qëndrojnë. Ish-numri dy i PD për 16 vite, Topalli, refuzoi rikthimin nga Basha në strukturat drejtuese të selisë blu, duke u shprehur se s'do pajtohet kurrë me lidershipin e Bashës, i cili sipas saj i dha pushtet vetes në krye të PD.
Por për deputetin e PD në Qarkun e Shkodrës, Gurakuqi, tha se statuti i PD nuk është lexuar drejt nga kritikët.