38-vjeçari nga Fieri, Ervin Demo, i shpëtoi atentatit me tritol në makinë mbrëmjen e sotme. Edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ai shpëtoi mrekullisht, duke dalë me këmbët e tij nga makina.
Në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com duket momenti kur Demo ndodhet në automjet me shenja jete, ndërsa dëgjohen britmat e familjarëve të tij të cilët kërkojnë ndihmë.
Në pak çaste, Ervin Demo del vetë nga makina e shpërthyer dhe ecën në këmbë. Ai duartrokitet nga kalimtarët, ndërsa Demo i përshëndet duke ngritur dorën. 38-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit dhe jashtë rrezikut për jetën.