Report TV - Mungesa e ujit në Troshan të Lezhës, bashkia: Shkak, lidhjet e paligjshme

2018-05-14 0

Janë investuar 1 miliard lekë për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan të njësisë Administrative të Blinishtit në Lezhë, por banorët e Troshanit përsëri nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Përballë kësaj situatë një përfaqësi e banorëve i janë drejtuar bashkisë Lezhë për të gjetur zgjidhje. Ata zhvilluan një takim më përfaqësues të kësaj njësie vendore, duke ju prezantuar problematikën. Sipas banorëve:

Ujësjellësi i ri është ndërtuar pa standarde, ndaj dhe uji i pijshëm mungon sërish.

Banorët e Lezhës
Ndërsa bashkia Lezhë thotë se shkak i mungesës së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, dhe ditët e fundit është ndërhyrë për ndërprerjen e tyre. Gjithashtu NënKryetarja e bashkisë, Alfrida Marku u shpreh:

Do të vendosen dhe matësat e ujit pa pagesë për çdo familje dhe kjo do ti japë zgjidhje këtij problemi.

Alfrida Marku N\Kryetare e bashkisë Lezhë
Ujësjellësi i ri i Troshanit është vënë në funksion 1 vit më parë, por banorët pretendojnë se ky investim nuk i ka dhënë zgjidhje sërish problemit të ujit.