Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partizani luan një sfidë delikate përballë Skënderbeut dhe para sfidës me korçarët, Klevis Dalipi doli në konferencë për shtyp, ku deklaroi se skuadra do të bëj gjithçka për të arritur te objektivi, pjesëmarrja në Kupat e Evropës.
Çfarë do të ndryshoni në ndeshjen kundër Skënderbeut?
Motivimi do të jetë shumë i madh. Fusha e Kukësit ka një specifikë tjetër dhe ne siç duket nuk ishim përgatitur për atë qw shfaqëm në Kukës. Për meritë të tyre, por edhe për gabimet tona. Nëse nuk përshtatesh e ke të pamundur të marrësh një rezultat pozitiv.
A ka tension te Partizani para ndeshjes me Skënderbeun?
Nuk besoj. Në media ka dalë që ka pasur tension mes Bardhit dhe Çanit. Ajo që kam kërkuar pas Kukësit në këtë javë ka qenë që nuk dua një dhomë zhveshje me lojtarë që të jenë super të edukuar, por të jenë luftëtar. Të kenë ego edhe në seancat stërvitore. Nëse ka edhe përplasje fizike për të mirën e punës, unë jam i gatshëm ta pranoj. Sepse vetëm kështu mund të ecet përpara dhe besoj se ky konflikt mes Çanit dhe Bardhit ishte për të pasur një rezultat pozitiv. Unë e marr si të mirëqenë këtë lloj egoje mes futbollistëve. Nëse dy lojtar të tillë duan të përmirësohen dhe të luftojnë për të arritur më lart, për mua është në rregull edhe ndonjë përplasje e vogël mes tyre. Unë dua luftëtarë në të ardhmen, në stërvitje dhe në ndeshje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndeshja-me-skenderbeun-dalipi-ulim-euforine-dhe-arrijme-objektivin-evrope