Në përvjetorë të ngjarjeve apo figurave të rëndësishme të historisë, qeveritë, janë më mikpritëse ndaj kërkesave të artistëve. Është një moment që duhet shfrytëzuar për të ripërtërirë krijimtarinë në gjini të ndryshme pasi përveç dëshirës është edhe shpërblimi financiar. Një rast të tillë sjellë edhe Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut.
Pas dekadash, ?Konkursi Mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore? i hapur nga Ministria e Kulturës do të prodhojë një opera, një muzikal dhe një balet.
Përpara ky konkurs ka një sfidë të madhe, pjesëmarrjen, që rrezikohet nga kriteri për prezantimin e plotë të veprës nga 60 deri në 120 minuta. Kompozitorët sugjerojnë që ata ti prezantojnë jurisë konceptin e veprës bashkë me një fragment të muzikuar në mes të procesit, juria të shpallë fituesin dhe Ministria e Kulturës bën porosinë.
Sipas tyre, kjo është një praktikë që njihet kudo pasi është kosto intelektuale dhe financiare që të konkurrosh me një vepër të plote dhe në fund ka vetëm një fitues. Dhe kur flasim për fituesit e tillë ishte edhe kandidatura e Hervin Çulit mes katër konkurrentëve. Mirela Kumbaro thotë arsyet që e bën atë drejtor të Teatrit Kombëtar për herë të dytë.
Protestat e çdo të Hëne për rikonstruksion dhe jo shembjen e Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës i shikon kështu.