Report TV - Raporti, DASH: Në Shqipëri korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

2018-05-14 0

Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin ?kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë?.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

?Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale?, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, ?korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes? në Shqipëri.

?Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë?, thuhet në raport.