Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi nëpërmjet facebookut të tyre kanë komentuar miratimin e statutit të ri të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar. Topalli e cilëson statutin e ri si çimentimin e përjetshëm të Bashës si kryetar edhe pse humbet zgjedhjet. Topalli kërkon që Basha të dorëhiqet për të çliruar Partinë Dmeokratike. Ish-deputeti tjetër, Astrit Patozi, kërkon që Basha të mos krahasohet me Presidentin kinez, pasi ky i fundit do të rrijë përjetësisht në pushtet, ndërsa Basha përjetësisht si humbës.
Pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar, kanë reaguar në facebook edhe dy ish deputetët, të njohur si grupi kritik ndaj kryetari Bahsa, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.
Në reagimin e saj, ish-kryetarja e parlamentit Topalli, denoncoi ndalimin e diskutimit politik në Këshillin Kombëtar.
Sa për statutin, Jozefina Topalli theksoi se ky është një statut që garanton përjetësinë e Bashës në PD, duke e kthyer këtë parti në autokratike.
Topalli: Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje , me letra Luli do jete i perjetshem. Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare , por luli aty do jete me statutin e ri. Ne ?mbledhje , dje Lulzim Basha i dha vehtes te gjitha pushtetet duke vrare edhe me letra demokracine e brendshme
Topalli komentoi edhe lajmin në media ku bëhej fjalë për një rikthim të saj për shkak të nenit statutor që garanton pjesëmarrjen në Këshill ish-nënryetarëve të parlamentit, duke thënë se ky nen ka qenë aty dhe se ajo vetë nuk ka nevojë për karrige.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/topalli-dhe-patozi-ne-sulm